Aplikacion
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë të marrë më herët nga Shkalla e Parë, duke lënë në fuqi vendimin që i njeh aksionerit Valon Ademi të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës.
Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme, ndërsa pritet ende zbardhja zyrtare e arsyetimit nga ana e trupit gjykues. Me këtë vendim, Apeli ka rrëzuar pretendimet e kompanisë “Mabco Construction SA”, në pronësi të Behgjet Pacollit, duke konfirmuar përkohësisht kontrollin e shoqërisë “2A Group” mbi projektin strategjik.
Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur sigurimin e padisë në çështjen që lidhet me “Vlora International Airport (VIA)”, duke pranuar si të bazuar kërkesën e paraqitur nga “2A Group” dhe duke pezulluar të drejtën e votës së “Mabco Construction SA” si aksionare.
Ky vendim ishte marrë më 24 dhjetor 2025 dhe tashmë është certifikuar edhe nga Apeli, çka i ngushton ndjeshëm hapësirat ligjore Pacollit për ndërhyrje të mëtejshme në administrimin e aeroportit. E vetmja rrugë që mbetet e hapur është ankimimi në Gjykatën e Lartë ose ndjekja e çështjes në arbitrazh ndërkombëtar./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari