Aplikacion
Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku pesë persona abuzuan me një 11-vjeçare. Mes tyre është edhe reperi Mozzik, i cili së fundmi ka bërë një postim në “Instastory”.
Ai ka edhe një thirrje për të gjitha vajzat, të cilat ngacmohen e dhunohen nga djemtë dhe burrat. Reperi shkruan se edhe për fjalët ngacmuese, duhet të lajmërohen menjëherë institucionet.

“Të gjitha femrat që kanë kërcënime, që kanë presion e që dhunohen nga meshkujt, lajmërohuni, denonconi mos u frikësoni! Lajmëroni mos të ua ndien hiç. Edhe për çdo fjalë ngacmuese që merrni lajmëroni institucionet”, shkroi Mozzik.
