Aplikacion
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, ka komentuar për herë të parë mbi marrëdhënien e tij me këngëtaren Jonida Maliqi, pas zërave dhe paraqitjeve të fundit të tyre së bashku që kanë ngjallur kureshtje në publik.
I pyetur nëse raporti mes tyre është shndërruar në një lidhje, Alia ka zgjedhur të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se jeta personale duhet të mbetet private.
“Njerëzit takohen edhe për qejf. Kemi një shoqëri që ka mbetur gjithmonë aty. Jeta personale është personale,” u shpreh ai gjatë një interviste.
Në të njëjtën intervistë në emisionin “Top Arena”, ai u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi muzikor me këngëtaren. Me një përgjigje të dhënë me humor dhe që la vend për interpretime, Alia tha: “Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”
Deklaratat e tij kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, duke lënë të hapur diskutimet për natyrën e raportit mes tyre, pa konfirmuar dhe pa mohuar asgjë.
“Po dëmtojnë turizmin”/ Protestuesi-Ramës: E di ti që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?!