zoom

Të gjitha

Thjesht uau! Vajzat duhet ta kenë zili Rihanna-n

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna është rrëfyer për revistën prestigjioze “Vogue”, ku ka zbuluar shumë gjëra rreth jetës së saj.

Teksa këngëtarja 34-vjeçare tregon barkun e saj të rrumbullakosur për “Vogue”, ajo flet për romancën me reperin A$AP Rocky dhe rrugëtimin e saj të shtatzënisë.

Artistja më pas flet edhe për shtatzëninë e saj ku shprehet se gjatë kësaj periudhe ka eksperimentuar dhe guxuar me stilin saj duke thyer tabutë sesi një nënë shtatzënë nuk duhet të ekspozohet shumë me veshjet.

“Kur mora vesh se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk do të shkoj të blej rroba për gra shtatzënë. Më vjen keq por është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”, u shpreh Rihanna.

Me ndryshimin e trupit, ndryshon edhe stili: Pamjet e zhveshura që ajo mund të kishte menduar dy herë për t’i veshur para shtatzënisë, janë bërë një përshtatje e përsosur për stilin e saj të ri me barkun e rumbullakosur. Kjo është një pikë që ajo shpreson se do të fuqizojë nënat e tjera në pritje.

“Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e denjë’ për gratë shtatzëna,”– thotë ajo. “Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Sepse pse duhet ta fshehni shtatzaninë tuaj?”

Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse këngëtarja e hitit “Diamonds” e kishte planifikuar shtatzaninë e saj apo ishte aksidentale. Ajo e ka shuar kuriozitetin teksa ka rrëfyer se thjesht e priste të vinte. Nuk kishte bërë asnjë lloj pralnifikimi por ama nuk ishte as kundër saj.

E pyetur se cila është frika e saj më e madhe gjatë shtatëzanisë , Rihanna ka treguar për frikën ndaj depresionit që mund të kalojë pas shtatëzanisë. “Depresioni pas lindjes. A do të ndihem jashtë kontrollit emocionalisht? Këto janë historitë që dëgjoj nga gra të tjera që më trembin.”, ka rrëfyer ajo./L.K

/Zoom.al