zoom

Bota

Dumani “zbërthen” kriminelët shqiptarë: Pastrojnë para në ndërtim dhe hoteleri

Kreu i SPAK, Altin Dumani analizoi veprimet dhe sjelljen e eksponentëve të krimit në Shqipëri.

Ai deklaroi në “RTSH” se ata pastrojnë paratë duke investuar në fushën e pasurive të paluajtshme.

“Ne kemi bërë një analizë për grupet kriminale të organizuara për fuqinë e tyre financiare. Fusha më e preferuar është investimi në pasuritë e paluajtshme, ndërtim, hoteleri etj. Kemi sekuestruar 6 milionë euro kesh gjatë këtij viti,” tha kreu i SPAK.

Altin Dumani shtoi se kriminelët shqiptarë janë të shtrirë edhe përtej Shqipërisë, duke nënvizuar se ata janë prezentë edhe në Evropë apo Amerikë Latine.

“Krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta. Nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende në Evropë, deri në Amerikën Latine. Kemi shtuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim me Italinë, kemi grupe të përbashkëta hetimore. I kemi dhënë goditje të mëdha krimit të organizuar. Kemi shumë punë për të bërë dhe ka nevojë për intensifikim dhe duke pasur parasysh këtë nivel bashkëpunimi besoj se do të ketë goditje të tjera,” deklaroi Dumani.

Postime të lidhura