Aplikacion
Tashmë e dimë të gjithë që ai është në një lidhje dashurie me vajzën që ka postuar në Instagram, madje ata edhe janë fejuar, pasi ai ka publikuar foto me unazën në gishtin e fejesës.
Ai ka preferuar që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut, i ftuar në emisionin “Jashtë Loje” Sardi nuk ka diskutuar shumë për këtë pjesë, por në një moment, moderatorja Sidorela Gjoni, e pyet se kush është personi që telefonon më shpesh:
“E fejuara ime” shprehet ai duke na treguar në këtë mënyrë se janë një çift që komunikojnë pothuajse gjithë ditën me njëri-tjetrin.