Aplikacion
Nga ana tjetër, ai foli i dyzuar në studio pasi tha se “edhe ka edhe s’ka kimi”.
Gjatë takimit, Antonela vendosi të bëjë një trajtime estetik gjatë trajtimit dhe konkurrenti e priti jashtë. Ky veprim i Saimirit u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”.
“Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, i tha Sara.
“E di unë çfarë bëj, është puna ime në takimin tim”, iu përgjigj Antonela.
Kujtojmë se Antonela po ashtu ka realizuar para pak kohësh takimin e dytë me Atdheun. Gjithçka mes tyre nisi shumë mbarë dhe me mjaft skena romantike. Madje Antonela dhe Atdheu nuk nguruan të flisnin për fantazitë seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë takimit ata gatuan, por në fund mjaftoi një mesazh i ardhur në celularin e Atdheut që të prishte të gjithë magjinë.
Teksa Atdheu u largua, Antonela vuri re një mesazh për Atdheun ku shkruhej: “Me mungon” shoqëruar me një zemër të kuqe. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo vendosi të largohej nga takimi e përlotur, pasi Atdheu u shpreh se ia kishte shkruar një person që është shumë i rëndësishëm për të. Ndonëse Atdheu u përpoq ta rikthente, ajo nuk e bëri këtë gjë dhe u shpreh e ofenduar që Atdheu mori mesazh nga dikush tjetër ndërkohë që ishte në takim me të.
Megjithatë në fund të emisionit ajo tha se e kishte ekzagjeruar me reagimin e saj në takim, ndaj i kërkoi Atdheut një kërcim.