zoom

Të gjitha

“Thuj menemadhe, se kur e pate, nuk dite se majte”/ Kënga e Beatriks thumb për Donaldin ?!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot ditëlindjen e 28-të. Ajo me këtë rast ka vendosur të bëj një dhuratë për fansat dhe për të gjithë admiruesit e muzikës së saj duke sjell një këngë të re.

Bëhet fjalë për një projekt muzikor të quajtur “Vonë”, të cilin e ka shoqëruar edhe me klip. Teksti është shkruar nga Elinel, kurse për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.

Këta të fundit e kanë bërë edhe miksimin, masterizimin dhe producimin e kësaj kënge.

“Vajza e ditëlindjes, 28”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në rrjete sociale. Kënga tashmë gjendet e plotë në YouTube me lëvizjet atraktive të Ramosajt që kanë marrë vëmendje të madhe./L.K

/Zoom.al