Aplikacion
Debati nis pas fshirjes së papritur të spotit të emisionit në televizion dhe rrjete sociale. I pyetur për këtë çështje Romeo tha se vëllai i tij dëshironte të ishte vete aty dhe se- “Spoti u hoq për të bërë një më të mirë.
Ky spektakël u planifikua dhe u ofrua kur Donaldi ishte ende konkurent në “Big Brother Vip” por Romeo kishte menduar emrin i frymëzuar nga batuta e famshme e Donaldit “Më lër të flas” dhe skena ishte pothuajse gati.
Pas përfundimit të “Big Brother” dhe fitores nga një tjetër konkurrent, u përfol se vëllezërit hoqën dorë nga emisioni por mesa duket lajmet ishin të pavërteta pasi tashmë ata janë gati të sjellin spektaklin që sipas tyre do të jetë shumë i veçantë.
Ndër të tjera Romeo shtoi se skena do të jetë shumë e madhe dhe se do të ketë të ftuar personazhe shumë interesantë.
Ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjes nëse Bora Zemani do të jetë e ftuar në emision në të ardhmen, por Romeo ka preferuar të jetë neutral në përgjigje duke mos pohuar apo mohuar diçka të tillë./L.K
/Zoom.al
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij