zoom

Lajme

“5 sekondat” që mund të qetësojnë çiftet

Marrja e një pushimi, vetëm prej pesë sekondash, herën tjetër që do të keni një debat me partnerin mund të ndihmojë në zbutjen e situatës.

Në këtë konkluzion ka dal një studim i fundit, i kryer në universitetin e Skocisë, St, Andews. Është pikërisht ai “5 sekondëshi” që redukton emocionet negative dhe agresionin duke i detyruar çiftet të qetësohen, sipas një personi të anketuar në studim.

Eskpertët janë befasuar me efektin e kësaj gjetje të re. “Ne menduam se pesë sekonda do të ishin shumë të shkurtra por nuk ishte kështu… pesë, 10 apo 15 sekonda patën një efekt domethënës.” -tha njëra nga ekspertet e studimit.

Ndërsa ata zbuluan se partnerët kishin një tendencë për të përputhur nivelet e agresionit të njëri-tjetrit, marrja e një pushimi të shkurtër të detyruar ose vullnetar mund të de-përshkallëzonte dhe të qetësonte emocionet negative. Kjo metodë rekomandohet për çiftet që përballen me konflikte të kota në përditshmërinë e tyre.

Dhe në fund të fundit pse jo? Është falas! Zoom.al