zoom

Slider

5 rregulla të thjeshta si të frenoni plakjen

5 rregulla të thjeshta si të frenoni plakjen

Çfarë do të thotë të plakesh me hijeshi?

Ne nuk mund të kalojmë një ditë pa parë revistat sesi të dukemi më të rinj,por plakja me hijeshi nuk është që të dukesh rreth të njëzetave,por të jetosh jetën tënde më të mirë duke pasur shëndetin fizik dhe mendor për ta shijuar atë. Si një shishe verë,ti mund të bëhesh akoma dhe më i mirë me moshën nën kujdesin e duhur.

Lexo për të zbuluar çfarë duhet të bësh për t’u plakur i lumtur.

  1. Ji I sjellshëm me lëkurën tënde
  • Vendos krem për mbrojtjen ndaj diellit.
  • Kontrollohu çdo vit kundër kancerit të lëkurës.
  • Qëndro i hidratuar.
  • Përdor produkte të buta për lëkurën.

 

  1. Ushtrimet fizike

Ushtrimet ndihmojnë për të ulur riskun e sëmundjeve, si sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Ushtrimet ndihmojnë gjithashtu në uljen e stresit dhe rregullojnë shëndetin e kockave dhe gjendjen emocionale.

  • Për të rriturit rekomandohet 1.5 deri në 2 orë ushtrime në javë si aerobi ose ushtrime të moderuara.
  • Ushtrimet për forcimin e muskujve,rekomandohen të bëhen 2 herë ose më shumë në javë

 

  1. Rregulloni dietën tuaj

Ushqimet e shëndetshme janë rruga për t’u plakur hijshëm. Ushqimet që rekomandohen janë:

  • Frutat dhe perimet.
  • Proteinat si peshku dhe fasulet.
  • Drithëra,buka,orizi,pasta çdo ditë.
  • Qumësht,kos dhe djathë të cilat kanë vitaminë D.
  • Ushqime me yndyrë të shëndetshme si avokado.

 

  1. Shëndeti mendor është I rëndësishëm

Lumturia dhe mbajtja e nivelit të ulët të stresit ju ndihmon që të jetoni dhe të plakeni mirë.

  • Shpenzoni kohë me miqtë dhe njerëzit tuaj të dashur.
  • Pranoni moshën tuaj.
  • Bëj gjërat që të pëlqejnë.
  1. Shkoni tek doktori rregullisht

Duke shkuar tek doktori rregullisht ju mund të zbuloni problemet herët ose përpara se ato të nisin.

Sa shpesh shkoni tek doktori varet nga mosha juaj,mënyra e jetesës,historia e familjes dhe gjendja aktuale shëndetëtesore.

Pyeteni doktorin tuaj se sa shpesh duhet të shkoni për kontrolle teksa plakeni, gjithashtu shkoni tek doktori juaj sa herë që përjetoni simptoma shqetësuese. /Vogue – Përshtati: Alesia Doçi