zoom

Art & Kulturë

Shkrimtarja e dytë shqiptare, pas Kadaresë/ Ledia Xhoga pretendente për Booker Prize 2025

Shkrimtarja e dytë shqiptare, pas Kadaresë/ Ledia Xhoga pretendente për Booker Prize 2025

Shkrimtarja Ledia Xhoga është zyrtarisht pretendente për çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025, ku është pjesë e listës së gjatë me romanin e saj “Misinterpretation”.

Ledia Xhoga është shkrimtarja shqiptare e dytë që nominohet për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, në vitin e themelimit të tij në 2005 dhe është nominuar po ashtu edhe dy herë të tjera në 2017 dhe në 2024.

Romani i Xhogës është i vendosur në Nju Jorkun e sotëm dhe ndjek historinë e një përkthyeseje shqiptare, e cila pranon me ngurrim të përkthejë gjatë seancave terapeutike të Alfredit, një të mbijetuar torture nga Kosova.

Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo përfshihet emocionalisht në botën e ndërlikuar të klientit të saj. Ankthi i Alfredit ngjall tek ajo kujtime të thella dhe të shtypura, ndërsa një përpjekje impulsive për të ndihmuar një poet kurd e çon në një situatë të rrezikshme dhe në një plan të pamatur.

Lista e ngushtë me 6 finalistët për “Booker Prize 2025” do të shpallet më 23 shtator, ndërsa fituesi do të bëhet publik më 10 nëntor në një ceremoni zyrtare në Londër./ Zoom.al