Aplikacion
Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë gjatë të shtënave me armë brenda një godine shumëkatëshe në Midtown Manhattan.
Personi i armatosur hyri në ndërtesë të hënën në mbrëmje me një pushkë MR përpara se të qëllonte me plumba në holl dhe në një kat të sipërm. Më pas ai vrau veten.
Gjatë të shtënave, në qendër të qytetit më të populluar të SHBA-së, këmbësorët vrapuan për t’u fshehur, ndërsa policia paralajmëroi për një person të armatosur rreth orës lokale 18:30.
Ata që ishin brenda ndërtesës u tmerruan, ndërsa disa madje grumbulluan divane e karrige pranë dyerve ndërsa fshiheshin në zyra.
Policia thotë se i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, udhëtoi nga Las Vegasi, por motivi është i paqartë.
Midis të vrarëve ishte oficeri i qytetit të Nju Jorkut, Didarul Islam, i cili punonte si roje sigurie në ndërtesë në kohën e sulmit. Tre viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar.
Shane Devon Tamura qëlloi për vdekje Islam në hollin e ndërtesës, pastaj shënjestroi një grua që ishte fshehur pas një shtylle. Ai vazhdoi nëpër holl, duke qëlluar me armë zjarri, duke goditur disa njerëz . përfshirë një roje sigurie të fshehur pas një tavoline dhe një burrë tjetër aty pranë.