zoom

Stil

3 sekretet e dermatologëve për një lëkurë të shëndetshme në vjeshtë

Vjeshta sjell mot më të ftohtë dhe lagështi, të cilat krijojnë një lëkurë më të thatë.

Dermatologët rekomandojnë që produktet të ndryshohen sipas stinëve, për të parë ndryshime në lëkurë dhe për ta bërë më të pastër dhe të shëndetshme.

Në një intervistë për Allure, dermatologët rekomandojnë këto ndryshime në rutinën tuaj të vjeshtës:

Provoni një hidratues me ceramide

Ceramidet janë esenciale për një lëkurë të shëndetshme sepse përmban acide të shëndetshme të cilat gjatë dimrit krijohen natyralisht në lëkurë.

 

Përdorni hidratues trupi me ceramide

Ceramidet nëse përdoren në trup dhe fytyrë mund të krijojnë një bazë shumë të mirë për vjeshtën, duke krijuar mbrojtje për lëkurën tuaj.

 

Bëni eksfolijim të lëkurës së trupit dhe fytyrës

Eksfolijimi ndihmon që lëkurat e vdekura të largohen, duke krijuar një bazë të mirë hidratimi.

Për fytyrën rekomandohen eksfolijuesit kimikë si AHA, BHA, PHA dhe gjithashtu retinoli ndërsa për lëkurën e trupit rekomandohen eksfolijues fizikë të përbëra nga kokrriza eksfolijuese, por mund të përdorni eksfolijimin kimik dhe për trupin nëse keni akne.

Mos harroni të hidratoni lëkurën pas eksfolijimit.

 

Allure – Përgatiti Alesia Doçi