zoom

Slider

3 hapa të thjeshtë! Si ta bëni iPhone-n tuaj të sigurt para hajdutëve

Një metodë komplekse, por shqetësuese për të fituar kontrollin mbi iPhone-in e një përdoruesi dhe për të bllokuar përgjithmonë pajisjen, duket se është në rritje.

Disa hajdutë të iPhone po shfrytëzojnë një cilësim sigurie, të quajtur “çelësi i rimëkëmbjes”, që e bën pothuajse të pamundur për pronarët të aksesojnë fotot, mesazhet, të dhënat e tyre, sipas një raporti të fundit të Wall Street Journal.

Disa qytetarë, iPhone-t e të cilëve ishin vjedhur dhe hakeruar, gjithashtu thanë se llogaritë e tyre bankare ishin zbrazur pasi hajdutët fituan akses në aplikacionet e tyre financiare.

Një hajdut mund të shohë kur fusni kodin e iPhone dhe më pas e vjedh atë fizikisht.

Në këtë moment, një hajdut mund të përdorë kodkalimin për të ndryshuar ID-në Apple të pajisjes, të çaktivizojë “Gjej iPhone tim” në mënyrë që vendndodhja e tyre të mos mund të gjurmohet dhe më pas të rivendosë “çelësin e rikuperimit”, një kod kompleks 28-shifror që synon të mbrojë pronarët e tij nga hakerat në internet.

Apple kërkon këtë çelës për të ndihmuar në rivendosjen ose rifitimin e aksesit në një Apple ID në një përpjekje për të forcuar sigurinë e përdoruesit, por nëse një hajdut e ndryshon atë, pronari origjinal nuk do të ketë kodin e ri dhe do të bllokohet nga llogaria.

Megjithatë, ka një sërë hapash që përdoruesit mund të ndërmarrin për të mbrojtur iPhone e tyre.

 

Mbroni kodin

 

Hapi i parë është mbrojtja e kodit. Një zëdhënës i Apple i tha CNN se njerëzit mund të përdorin Face ID ose Touch ID kur zhbllokojnë telefonin e tyre në publik për të shmangur zbulimin e kodit të tyre për këdo që mund të jetë duke parë. Përdoruesit mund të vendosin gjithashtu një kod kalimi më të gjatë, alfanumerik që është më i vështirë për tu gjetur. Pronarët e pajisjeve duhet gjithashtu të ndryshojnë menjëherë kodin nëse besojnë se dikush tjetër e ka parë atë.

 

Cilësimet e kohës së ekranit

 

Një hap tjetër që dikush mund të marrë në konsideratë është që brenda cilësimeve të kohës së ekranit të një iPhone, i cili lejon kujdestarët të vendosin kufizime se si fëmijët mund ta përdorin pajisjen, ekziston mundësia për të vendosur një fjalëkalim dytësor që do të kërkohej nga çdo përdorues përpara se të ndryshonte me sukses një Apple ID. Duke e aktivizuar këtë, një hajduti do t’i kërkohet për atë fjalëkalim dytësor përpara se të ndryshojë një fjalëkalim të Apple ID.

 

Bëni kopje rezervë rregullisht

 

Së fundi, përdoruesit mund të mbrohen duke kopjuar rregullisht të dhënat në iPhone në iCloud ose iTunes – në mënyrë që të dhënat të mund të rikuperohen në rast se një iPhone vidhet. Në të njëjtën kohë, përdoruesit mund të konsiderojnë ruajtjen e fotografive të rëndësishme ose skedarëve dhe të dhënave të tjera të ndjeshme në një shërbim tjetër cloud, si Google Photos, Microsoft OneDrive, Amazon Photos ose Dropbox.