zoom

Slider

Pas kombëtares, Mario Mitaj shkëlqen edhe në Rusi, zgjidhet futbollisti i ndeshjes në derbi

Pas kombëtares, Mario Mitaj shkëlqen edhe në Rusi, zgjidhet futbollisti i ndeshjes në derbi

Paraqitjet e zhvilluara me Kombëtaren shqiptare kanë bërë që trajneri i Lokomotivës së Moskës t’i japë më tepër hapësira Mario Mitajt.

Mbrojtësi Shkodran është aktivizuar titullar në derbin kundër Dinamos së Moskës.

Madje, trajneri i klubit rus ka eksperimentuar me një pozicion të ri për Mitajn, duke e aktivizuar si mesfushor shkatërrues.

Lojtari shqiptar ka shkëlqyer edhe në mesin e fushës, teksa është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ndeshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Dinamos së Moskës përfundoi në baraspeshë 0-0.

Lokomotiva aktualisht renditet e treta në kampionatin rus të futbollit. /zoom.al/