Aplikacion
E reja Julia Wendell ka hapur një llogari në Instagram me emrin @aiammadeleinemccann dhe përmes disa postimeve shprehet se nuk ka kujtime nga fëmijëria, pasi është abuzuar nga një pedofil gjerman, i ngjashëm me atë që dyshohet të ketë gisht në zhdukjen e Madeleine.
Ajo thotë se askush nuk e beson dhe se autoritetet po e injorojnë, edhe pse ka prova se është vajza e zhdukur. Mosbesimi vjen për arsye se pas zhdukjes së vajzës, shumë persona kanë pretenduar se ishin ishin pikërisht Madeleine.
Sidoqoftë, Julia thotë se ka shenjë në të njëjtin sy me të zhdukurën, formë të ngjashme të fytyrës, veshëve dhe buzëve dhe të njëjtën buzëqeshje me Kate McCann-in, të ëmën e vajzës. Po kështy edhe sy të njëjtë me Gerry McCann-in, babanë.
Gjithashtu, Julia shkruan në bio: “Më ndihmoni, duhet të flas me Kate dhe Gerry McCann. Faleminderit për mbështetjen! Gerry dhe Kate McCann kanë pranuar të bëjnë testin e ADN-së”.
View this post on Instagram
Madeleine McCann ishte 3 vjeçe kur u zhduk në 3 maj të vitit 2007, ndërsa ishte në Portugali, për pushime me familjen. Prindërit e vendosën në shtrat dhe shkuan të darkonin në një restorant rreth 100 metra më larg. Më pas, kur u rikthyen për të kontrolluar fëmijët, zonja McCann pa se shtrati i Madeleine ishte bosh.
Menjëherë telefuan policinë dhe punonjësit e resortit, të cilët nisën kërkimet. Por që prej asaj kohe, nuk dihet fati i Madeleine, ndërsa Julia vijon të postojë një seri videosh dhe fotosh në Instagram, duke pretenduar se është vajza në fjalë./ Zoom.al