zoom

Aktualitet

16 vite e zhdukur, nëna e Bleona Matës: Vajza është gjallë, jeton…

16 vite e zhdukur, nëna e Bleona Matës: Vajza është gjallë, jeton…

Pas 16 vitesh nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, nëna e saj, Bukurie Mata, ka reaguar sërish publikisht duke kërkuar drejtësi dhe më shumë angazhim nga shteti shqiptar për zbardhjen e ngjarjes.

Në një intervistë televizive, ajo u shpreh mes lotësh se familja vazhdon ta presë kthimin e Bleonës dhe nuk e ka humbur kurrë shpresën se vajza është ende gjallë. Sipas saj, autoritetet nuk kanë bërë sa duhet gjatë gjithë këtyre viteve për të gjetur të vërtetën.

Ajo hodhi akuza të forta edhe ndaj personave që dyshon se kanë lidhje me zhdukjen e Bleonës, duke pretenduar se disa prej tyre vazhdojnë jetën normalisht pa u përballur me drejtësinë.

Nëna e Bleonës tha se nuk beson teorinë se vajza mund të ketë humbur jetën në mal, duke këmbëngulur se ajo ndodhet diku dhe një ditë mund të gjendet.

“E pres me padurim. E pres unë. E pret vëllai. E pret familja ime. Është një fëmijë që duhet ta gëzojë jetën. Nuk e kuptoj dot se përse ne si shtet po e zgjerojmë krimin. Kemi 16 vite që nuk e dimë për fatin e Bleonës. Nuk po ja shoh fytyrën. Nuk po ja dëgjoj zërin. Është një plagë që nuk ka shërim. Shteti është vonuar. Pesë vajzat që e morën, vjehrra që ishte mbrapa pesë vajzave…

Çfarë pret nga ky shtet? Kriminelët i kanë para syve. Pesë vajzat po jetojnë jetën. Nuk janë marrë as në paraburgim. Ai fëmijë do të rritet. Ku ka gjë më të shtrenjtë se familja. Çfarë ka bërë shteti? Ata thonë se në mal mund ta kenë ngrënë kafshët e egra. Nuk ka shanse. Ku është sot fati i Bleonës? Ku troket fati i saj? Ku është drejtësia. Bleona jeton diku. Nuk do bëj diçka më tepër deri sa të bie në gjurmët e saj”, tha Bukurie Mata në emisionin “Shqipëria Live”./ Zoom.al

Postime të lidhura