zoom

Aktualitet

16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit

16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin Canit, në vitin 2024 pranë shkollës Fan Noli. 

Babai i Martin Canit tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij. 

Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Skena tragjike e 18 nëntorit 2024 ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.

Postime të lidhura