Aplikacion
Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet. Sipas burimeve paraprake, rreth 1,500 efektivë do të angazhohen në terren për monitorimin dhe garantimin e rendit gjatë tubimit.
Përforcime të shumta policore janë vendosur pranë institucioneve kryesore shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, Kuvendin dhe disa ministri, ndërsa autoritetet kanë hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e protestës.
Tubimi i opozitës pritet të zhvillohet në formën e një marshimi, çka ka bërë që policia të parashikojë edhe skenarë të ndryshëm për ruajtjen e sigurisë dhe shmangien e incidenteve të mundshme.
Ndërkohë, qytetarët janë njoftuar edhe për disa kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në zonat ku do të kalojë protesta. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin akset kryesore në oraret e tubimit dhe të përdorin rrugë alternative./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit