Aplikacion
Pas mbylljes së fjalimit, protestuesit të drejtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e PD janë nisur drejt ministrisë së Brendshme.
Paralelisht me protestuesit, po lëvizin edhe efektivët e policisë.
Protesta nisi në orën 20:00, një orë pas njoftimit zyrtar, ndërsa edhe pse u tha se nuk do të ketë fjalime, në fakt pati një të tillë.
Ndërkohë kanë nisur shpërthimet e para të lëndëve piroteknike.
Në tentatibë për të marshuar drejt Ministrisë së Brendshme protestuesit janë bllokuar nga efektivët e policisë.
Eksponentë të Partisë Demokratike janë përplasur me uniformat blu.
“Shkoni arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, u shpreh demokrati, Gazmend Bardhi kundrejt uniformave blu.
Kjo përplasje vjen pas pengimit të efektivëve që protestuesit të kalonin perimetrin e sigurisë së ngritur për këtë protestë.