zoom

Lajme

Zyrtare/ Rama shkarkon Erion Veliajn

Zyrtare/ Rama shkarkon Erion Veliajn

Këtë të enjte, 25 shtator, Këshilli i Ministrave ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky vendim i mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 4”, që nisi në orën 12:00, hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Tanimë, pritet që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shpallë vakancën, e 48 orë më pas, caktohet data e zgjedhjeve të pjesshme.

Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro. Vendim që u miratua edhe nga Prefekti i qarkut Tiranë.

Pavarësisht se përmes rrjeteve sociale u bë e ditur se Veliaj kërkoi të ishte prezent në këtë mbledhje, nuk u konstatua një shkresë zyrtare drejtuar organeve kompetente të drejtësisë./Zoom.al

Postime të lidhura