Aplikacion
Nuk ka qetësi në fundin e sezonit të Kategorisë Superiore. Dy klube kanë njoftuar largimin e trajnerëve.
Bëhet fjalë për Egnatian dhe Teutën. Klubi rrogozhinas, ka bërë të ditur se Edlir Tetova është larguar nga drejtimi i ekipit pas humbjes me Dinamon, e cila ishte e katërta radhazi në kampionat.
Tekniku durrsak kishte njoftuar se do të largohej në qershor, por sipas klubit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit.
Egnatia ka siguruar “Final Four”, ku do të tentojë mbrojtjen e titullit kampion.
Po ashtu, edhe Teuta ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Enkeleid Dobi. Ky i fundit ka paraqitur dorëheqjen pas krizës së rezultateve, e cila u pranua nga klubi.
Në dy javët e fundit, ku Teuta lufton për mbijetesë, ekipi do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Bledar Hodo.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit