Aplikacion
Arbana Osmani do të rikthehet sërish në ekran, këtë herë si prezantuese e sezonit të ri të reality show-t “Ferma VIP 3”, i cili do të transmetohet në Vizion Plus.
Pas javësh spekulimesh dhe diskutimesh në media e rrjete sociale, lajmi tashmë është konfirmuar.

Vetë Arbana Osmani postoi në rrjetet sociale promon e spektaklit, ku protagoniste kryesore është ajo, ndërsa regjisor është Eduart Grishaj.
Arbana e shoqëron videon me shkrimin: Le të fillojë loja!
Vitin e shkuar ky format iu besua Luana Vjollcës.

Dy moderatoret kanë qenë në një garë të heshtur me njëra-tjetrën për drejtimin e spektakleve, ndërsa në shkurt Luana konfirmoi se Ferma VIP për të ishte një cikël i mbyllur./ Zoom.al