zoom

Aktualitet

Zjarret kanë gjunjëzuar edhe Shqipërinë, 23 vatra në 24 orë! Si paraqitet situata

Zjarret kanë gjunjëzuar edhe Shqipërinë, 23 vatra në 24 orë! Si paraqitet situata

Zjarret kanë gjunjëzuar Shqipërinë prej ditësh dhe veçanërisht zonat bregdetare, mesatarisht me 1 zjarr çdo orë në harkun e plotë të një ditë-nate.

Ministria e Mbrojtjes bëri edhe një përmbledhje të situatës me zjarret në vend, sa i përket 24 orëve të fundit. Sipas edhe njoftimit zyrtar janë raportuar 23 vatra zjarri.

Ndërkohë që po punohet nga ana e forcave zjarrfikëse, ka pasur ndihma nga toka e ajri e nga ushtria për të vënë nën kontroll zjarret. Në dispozicion ka qenë edhe një helikopter, 464 forca zjarrfikëse kanë qenë të angazhuar gjithashtu.

Postimi:

“Situata e zjarreve në vend.Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura