zoom

Lajme

Zihen dy moderatoret shqiptare – Aulona: Fatma më ka bërë diçka që…

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu mbahen mend si dy moderatoret që në çdo ekran ishin bashkë.

Por sot nuk ndodh më kështu. Shkak për këtë, sipas Aulona Mustës, është bërë një gabim i Fatmës, diçka për të cilën Aulona nuk e fal dot.

Megjithatë, gjatë intervistës në “Pushime on Top”, Aulona Musta shtoi se ato vazhdojnë të mbeten shoqe dhe se mund t’i rikthehen sërish ekranit bashkë.

Pjesë nga intervista:

Lei: Çfarë ndodhi me dyshen Aulona dhe Fatma përsa i përket ekranit se në jetën tuaj të përditshme jeni shoqe.

Aulona: Jemi zënë.

Lei: Jeni zënë?

Aulona: Nuk i ke parë kunjat që kemi hedhur këto kohë nëpër “story” me njëra-tjetrën? Fatma më ka bërë diçka që nuk duhet të ma bënte, nuk e them se ça ka ndodhur mes nesh.

Lei: Me të vërtetë jeni zënë?

Aulona: Nuk është zënie tamam, poo…

Lei: Zënka që ndodhin, se nuk e di se si ta zbus më shumë. E mendon rikthimin me Fatmën?

Aulona: Ne gjithmonë e kemi thënë, sa herë që takoheshim, “është bukur që dyshja jonë të rikthehet”. Unë do doja shumë që të riktheheshim.

Lei: Edhe unë do doja. Ishit zjarr.

Aulona: Mendoj se kemi bërë revolucion në median shqiptare.