zoom

Lajme

“Zhdukja” e Flori Mumajesit, miku i tij zbulon çfarë ka ndodhur me kantautorin

“Zhdukja” e Flori Mumajesit, miku i tij zbulon çfarë ka ndodhur me kantautorin

Kompozitori Kledi Bahiti ka komentuar largimin e përkohshëm nga skena muzikore të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij prej vitesh, Flori Mumajesi.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Bahiti u shpreh se kjo tërheqje duhet parë si një pauzë e nevojshme pas një periudhe të gjatë angazhimi në muzikë.

Sipas tij, qëndrimi i gjatë në treg është sfidues për çdo artist, veçanërisht për krijuesit, të cilët shpesh japin shumë nga vetja pa marrë të njëjtën energji në kthim.

“Di që edhe ai ndoshta po bën një pauzë të vetën. Është shumë e vështirë për një artist që të qëndrojë gjatë. Sidomos për një krijues, sepse konsumohesh. Jep shumë dhe ajo që merr mbrapsht shpesh është momentale. Besoj që çdo njeri ka nevojë për qetësinë e vet dhe kjo është diçka e mirë”, u shpreh ai.

Postime të lidhura