Aplikacion
Prej kohësh është përmendur Flor Mumajesi dhe thuajse të gjithë kërkojnë rikthimin e artistit dhe kantautorit të talentuar. Megjithëse, vetë ai ka heshtur, sympretëve si ne s’i shpëtoi lëvizja e fundit në Instagram-in e tij.
Flori ka ndërruar foton e profilit dhe e ka zëvendësuar atë me togfjalëshin “Pak Flor” dhe një simbol me ngjyrë të kuq, që duket si një shenjë gishti
Sigurisht, teoritë janë të shumta:
– Një këngë e re
– Një rikthim me një album
– Një projekt që ndoshta s’ka lidhje me muzikën
– Rastësi
– Thjesht i ishte mërzitur fotoja e mëparshme
Cilado qoftë arsyeja e këtij ndryshimi të beftë, do ta mësojmë me kohën.
Për rikthimin e Florit ka folur edhe mikesha e tij, Fifi. Në një intervistë në emisionin “Canape”, ajo tha se prej kohësh nuk kanë më kontakte, por shpreson që ai të bëhet sërish pjesë e industrisë muzikore.
“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri të dalë përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike”.