Aplikacion
Tre adoleshentë janë raportuar të zhdukur në qytetin e Durrësit, pasi janë larguar nga banesat e tyre dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tyre. Bëhet fjalë për të rinj të moshave 15 dhe 17 vjeç, humbja e të cilëve është denoncuar nga familjarët pranë autoriteteve.
Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, rasti është referuar në Prokurori dhe menjëherë kanë nisur veprimet hetimore. Megjithatë, nuk janë bërë publike detaje lidhur me rrethanat apo arsyet e largimit të të miturve.
Forcat e rendit po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre duke përdorur disa metoda hetimi, përfshirë analizimin e të dhënave telefonike, kontrollin e rrjeteve sociale dhe marrjen në pyetje të personave nga rrethi i tyre shoqëror. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tyre./ Zoom.al