zoom

Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri, deputeti austriak në PE: Fusha e lojës s’ishte e barabartë! U abuzua me pushtetin lokal

Zgjedhjet në Shqipëri, deputeti austriak në PE: Fusha e lojës s’ishte e barabartë! U abuzua me pushtetin lokal

Andreas Schieder, një eurodeputet austriak nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Europian, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Gjatë seancës për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ai u shpreh se në zgjedhje fusha e lojës s’ka qenë e barabartë.

“Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin lokal. që do të thotë, për shembull  ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët pak para zgjedhjeve ose që gjobat e trafikut, gjobat e makinave, u anuluan 2 ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

Schieder njihet për qëndrime kritike dhe të drejtpërdrejta ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe shpesh është marrë me çështje që lidhen me shtetin ligjor, korrupsionin dhe integrimin europian, veçanërisht në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit.