Aplikacion
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të zhvillohen më 7 qershor, duke theksuar nevojën për më shumë kohë për përgatitjet teknike dhe organizative.
Pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Radoniqi bëri të ditur se, edhe pse janë në dispozicion dy data të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, 31 maji dhe 7 qershori, KQZ-ja preferon këtë të fundit. Megjithatë, vendimi përfundimtar i mbetet institucionit të presidencës.
Nevoja për zgjedhje të reja erdhi pas shpërndarjes së legjislaturës së dhjetë, e cila nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues që përfundoi më 28 prill.
Radoniqi sqaroi gjithashtu se nuk është diskutuar ende në detaje për buxhetin e procesit, por pritet që kostoja të jetë e përafërt me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025, të cilat kapën vlerën rreth 7 milionë euro.
Duke qenë se ky nuk është një vit i zakonshëm zgjedhor, KQZ-ja pritet t’i drejtohet qeverisë për sigurimin e fondeve të nevojshme për organizimin e procesit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari