zoom

Politikë

Zgjedhjet, ambasadorja Kim: Po vëzhgojmë procesin e votimit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, bën një reagim për zgjedhjet e pjesshme lokale, që po zhvillon sot në gjashtë bashki të vendit, teksa thekson se ndërkombëtarët po vëzhgojnë procesin.

“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, shkruan ambasadorja Kim.