Aplikacion
Në një deklaratë për BBC, zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka sulmuar ashpër NATO-n, duke e akuzuar atë se “i ka duart me gjak”.
Olha Stefanishyna bën përgjegjëse aleancën euroatlantike për vdekjet e civilëve në vend, duke refuzuar të zbatojë një zonë ndalim për fluturimet mbi Ukrainë.
Ajo tha se është çnjerëzorë të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten nga mos marrja e këtij vendimi.
“Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre gjatë një bombardimi, nuk është vetëm në duart e rusëve”, u shpreh Stefanishyna, teksa kërkoi falje që nuk zgjodhi një gjuhë diplomatike për t’u shprehur.
Kujtojmë se anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi, pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin, duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.
EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri