zoom

Slider

ZËRI I NGJIRUR…

Opinion nga Altin Sulçe

Shqipëria e futbollit është gdhirë pas një mbremje ëndrrash, ndryshe nga herët e tjera… Vërtet ndryshe, e relaksuar e gëzuar, e çliruar…

Në fakt lojtarët e kombëtares i ka zënë lemza shpesh, pasi emri i tyre është lakuar në të gjitha rasat nga mediat kontinentale dhe jo vetëm.

Lumi i komplimenteve për kuqezinjtë, ka ardhur nga emra të shquar, të cilët gjithnjë e më teper po njihen me një realitet të ri, mbërritjen e futbollit shqiptar në sallonet e mëdha të Europës…

Shqiptarët të premten e 13 Tetorit kanë qenë të ngjirur, pasi kanë thërritur si asnjë herë tjetër heronjtë e tyre.

Këtë e shihje qartë, edhe te gazetarët në studiot televizive, tek raportonin jo normalisht, pas nje mbëmje vullkanike.

Farmacitë në vend kanë pasur më shume njerëz në dyert e tyre, që donin diçka për të rregulluar zërin e humbur në mbështetjen e kombëtares.

Por gjithsesi kjo sakrificë ja vlejti, për të arkivuar në bankën e memorjes, çaste unikale, çaste krenarie, që këta djem i dhuruan në një mënyrë krejt të veçantë.

Por kafja e të premtes ka qenë më e bukura, dhe më e shishmja, ku marka u harrua, sepse tema kudo ishte ndeshja me Çekinë.

Por edhe pse ashtu me zë të ngjirur, flitej vetëm për një gje.

Kombëtaren!

Çfarë force paska ajo, është vërtet e pabesueshme!

Këta djem dhe Sylvinho po na udhëheqin drejt brigjeve të reja, dhe ne të gjithë jemi fort bashkë me ta, kudo dhe kurdo, për të thërritur: Shqipëri, Shqipëri.

Ne sot jemi të ngjirur, por nesër do jemi gati, gati, për marshimin e madh të rradhës, të udhëtimit tonë kuqezi.

Gjermania këtë herë nuk do presë vetëm punëtorë, por edhe tifozë futbolli…