zoom

Lajme

Zegjinesë i “buzëqesh fati”, siguron vendin në Parlament

Zegjinesë i “buzëqesh fati”, siguron vendin në Parlament

Zegjine Çaushi ia del të futet në Parlament si deputete.

Edhe pse rinumërimi i votave në Fier e nxori humbëse të mandatin për 10 vota, Zegjineja nga shtatori do të shkojë në Parlament si deputete falë vendimit të Maldrita Bardho.

Kjo e fundit ishte ajo që, për pak orë, i mori mandatin Zegjinesë, por më pas ia fali sërish duke dhënë dorëheqjen.

Postimi i Maldrita Bardhos:

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!”, ka shkruar ajo.

Zegjine Çaushi fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë./ Zoom.al

Postime të lidhura