Aplikacion
Zegjine Çaushi ka siguruar një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pas tërheqjes së kandidates së Partisë Socialiste, Maldrita Bardho, nga mandati i deputetes.
Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderoi Bardhon për atë që e quajti një vendim “guximtar dhe befasues”, duke shtuar se ky zhvillim i jep asaj një ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie në përfaqësimin parlamentar.
“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Çaushi.
Ajo u ndal gjithashtu në përballjet publike të deritanishme, duke u shprehur se është “anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin e saj për të mbuluar zullumet e tyre”, por shton se nuk trembet dhe se “koha do tregojë” çfarë do të përfaqësojë ajo në Kuvend.
Në fund të reagimit të saj, Çaushi nuk kurseu një “thumbim” ndaj drejtuesit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e cilësuar si “politikani më i dështuar”.
“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, tha Zegjine Çaushi./ Zoom.al