zoom

Stil

Zbulohet motivi i vërtetë i ndarjes së modeles Irina Shayk dhe sportistit Tom Brady

Tom Brady dhe Irina Shayk kanë vendosur të bëjnë rrugë të ndara, vetëm tre muaj pas fillimit të miqësisë së tyre. Atletja dhe modelja u takuan në një dasmë miqsh të përbashkët në Sardenjë korrikun e kaluar dhe u bënë krejtësisht të pandarë. Në fakt, ata janë ‘gjuajtur’ në disa raste së bashku, si në Los Angeles ashtu edhe në Nju Jork.

Megjithatë, siç thonë ata, dashuria po aq shpejt sa erdhi, edhe u largua. Ose të paktën kështu pretendon portali ‘TMZ’, i specializuar në ‘thashethemet’ mbi amerikanët e famshëm, mbi të gjitha. Arsyeja? Si në shumë marrëdhënie të tjera, distanca dhe oraret e tyre të ngarkuara të punës. E ndërsa ajo vazhdon të jetë një nga top-modelet më të kërkuara në mbarë botën, ai punon si komentatori kryesor në rrjetin ‘Fox Sports’.

Aktualisht Brady po kalon disa ditë pushimi në Miami, pa shoqërinë e Shayk-ut, i cili ndodhet në Nju Jork, ku dhe aktualisht banon. Aty, meqë ra fjala, së fundmi ajo është parë duke ecur në rrugë në shoqërinë e ish-it të saj, Bradley Cooper dhe vajzës që kanë sjellë në jetë.

Edhe pse duket se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi e mirë. Në fakt, aktori nga ana e tij është kapur në fillim të këtij muaji tetor duke darkuar në qytetin amerikan me kolegen supermodelen Gigi Hadid. Disa imazhe që kanë çmendur plotësisht rrjetet sociale, pasi do të kishte qenë vetë Irina (shoqja e ngushtë e Xhixhit) që do t’i kishte prezantuar. /ZOOM.AL/