Aplikacion
Mbretëria e Bashkuar po vëzhgon me vëmendje çdo zhvillim në lidhje me shëndetin e mbretit Charles III .
Që kur u diagnostikua me kancer në fillim të vitit 2024, monarku ka vazhduar me angazhimet e tij, ndërsa në të njëjtën kohë i nënshtrohej trajtimit të komplikuar.
Tani, shtypi britanik ka zbuluar detaje të reja për gjendjen aktuale të djalit të Mbretëreshës Elizabeth II.
Mirror raporton se monarku është “në formë të shkëlqyer , duke demonstruar forcë të madhe.
“Të gjithë kanë parë ditët e fundit se mbreti është në formë të shkëlqyer dhe se ai nuk është i shqetësuar”, shtojnë burimet, duke nënvlerësuar efektet anësore të frikshme të trajtimit dhe efektin që mund të kenë pasur tek Charles III.
Zbardhet plani “BESA” i Ramës, çfarë parashikohet për Zvërnecin