zoom

Aktualitet

Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë, pezullohen dy drejtues policie

Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë, pezullohen dy drejtues policie

Një operacion i zhvilluar në zonën e Velipojës ka çuar në zbulimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme të mbjellë me bimë narkotike, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj disa efektivëve dhe drejtuesve lokalë.

Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Reç i Ri, pjesë e Njësisë Administrative Velipojë, u konstatuan gjithsej 7.446 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë të hapur dhe lehtësisht të aksesueshme.

Pas marrjes së informacionit, strukturat policore organizuan ndërhyrjen për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve, si dhe nisën hetimet për zbulimin e personave përgjegjës për kultivimin e tyre.

Zbulimi i parcelës ka sjellë edhe pasoja administrative brenda radhëve të policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të tre punonjësve të policisë, të cilët mbulonin territorin ku u gjetën bimët narkotike.

Masat disiplinore janë marrë ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefit të Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistit të Policimit në Zonë, i cili kishte përgjegjësi direkte për territorin ku u zbulua kultivimi.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim të thelluar administrativ për të verifikuar përgjegjësitë dhe neglizhencën e mundshme në ushtrimin e detyrës./ Zoom.al

Postime të lidhura