Aplikacion
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 18-vjeçar, ndërsa ka sekuestruar edhe armën e përdorur në ngjarje.
Sipas Policisë, në i riu me iniciale R. M., pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin me iniciale Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.
Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Pas ngjarjes i riu u arratis, por u lokalizua dhe arrestua rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Gjatë kontrolleve në zonë u gjet dhe u sekuestrua arma automatike e dyshuar e përdorur në sulm, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet