zoom

Bota

Zbardhet biseda/ Trump i bërtiti Netanyahut në telefon

Zbardhet biseda/ Trump i bërtiti Netanyahut në telefon

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka pasur një bisedë të ashpër telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit minimizoi raportet për krizë urie në Gaza.

Sipas “NBC News”, Netanyahu deklaroi se uria është “propagandë e Hamasit”, por Trump e kundërshtoi ashpër, duke i ngritur zërin dhe duke i thënë se kishte prova nga bashkëpunëtorët e tij që situata humanitare është e vërtetë.

Biseda telefonike nisi pas kërkesës së Netanyahut për të folur me Trumpin, më 28 korrik.

Një ditë më pas, Trump tha publikisht se nuk ishte shumë i bindur për deklaratat e Netanyahut.

Ai u shpreh se në enklavë ka “një uri të vërtet”, dhe kjo është diçka që nuk mund të fshihet./ Zoom.al

Postime të lidhura