zoom

Bota

Plani i Netanyahut për të pushtuar Gazën! Do evakuojë 1 milion palestinezë, më pas do nisë operacione ushtarake

Plani i Netanyahut për të pushtuar Gazën! Do evakuojë 1 milion palestinezë, më pas do nisë operacione ushtarake

Kabineti i Netanyahut pritet t’i japë dritën jeshile planit të tij për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës këtë pasdite (ora 18:00 sipas kohës izraelite).

Mediat izraelite që raportojnë se pushtimi do të zgjasë 4-5 muaj, duke zhvendosur rreth një milion palestinezë. Plani, i kundërshtuar nga oficerë të lartë të IDF-së të cilët kanë frikë se do të rrezikojë jetën e pengjeve të Hamasit, thuhet se synon shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga organizata terroriste palestineze dhe presionin ndaj saj për të liruar 50 pengjet që mban ende, rreth 20 prej të cilëve janë gjallë, pasi bisedimet e fundit për të arritur një marrëveshje dështuan.

Siç është raportuar nga Times of Israel, plani i Netanyahut do të fillojë me pushtimin e Qytetit të Gazës dhe kampeve në Rripin Qendror, duke dëbuar rreth gjysmën e popullsisë së enklavës në jug, drejt zonës humanitare Mawashi.

Dy fazat e projektit

Sipas Channel 12 News , në fazën e parë të planit, Izraeli do të lëshojë një paralajmërim evakuimi për banorët e Qytetit të Gazës, që vlerësohet të jenë rreth 1 milion njerëz, për të dhënë kohë për të ndërtuar infrastrukturën për civilët në qendër të qytetit, duke përfshirë spitalet dhe kampet për të zhvendosurit, me këtë fazë që pritet të zgjasë disa javë.

Në fazën e dytë, Izraeli do të nisë një ofensivë ushtarake, gjatë së cilës Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të mbajë një fjalim duke njoftuar përshpejtimin e ndihmës humanitare në koordinim me Izraelin.

Ynet, Kan dhe Channel 13 raportuan se katër deri në pesë divizione të IDF-së pritej të përfshiheshin në operacion. Sipas Kan, përveç Qytetit të Gazës në pjesën veriore të Rripit, plani ishte të zgjerohej në kampet në Gazën qendrore, ku IDF deri më tani ka pasur një prani minimale.

Popullsia civile pritet të shtyhet më tej në pjesën jugore të Rripit, ndërsa operacionet do të kryhen në zonat ku besohet se mbahen pengje, me përpjekje për të shmangur çdo dëmtim të tyre. Të gjitha versionet e planit, sipas të njëjtave burime, u prezantuan në një diskutim tre-orësh midis një grupi më të vogël të martën, në të cilin Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerallejtnant Eyal Zemir, i paraqiti Netanyahut mundësi të ndryshme për vazhdimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. /ZOOM.AL

Postime të lidhura