zoom

Art & Kulturë

Zaho Rama merr certifikatë mirënjohje për gjyshin e tij skulptor, Kristaq Rama  

Zaho Rama merr certifikatë mirënjohje për gjyshin e tij skulptor, Kristaq Rama  

Me rastin e 60-vjetorit të themelimit, Unversiteti i Arteve organizoi sot një aktivitet gjatë të cilit u ndanë dhe çmime për personalitet e njohura që dhanë kontributin e tyre në themelin e këtij institucioni dhe formësimin e brezave të  rinj.

Në mesin e 60 personaliteve është nderuar dhe skulptori Kristaq Rama, i cili la gjurmë të qëndrueshme në formimin e brezave dhe në identitetin akademik të institucionit.

Certifikata e mirënjohjes për Kristaq Ramën iu dorëzua nipit të tij, Zahos, një moment i cili u prit plot entuziasëm dhe me duartrokitje nga të pranishmit.