Aplikacion
Granit Xhaka luajti 90 minuta në transfertën e Augsburg, takim të cilin Leverkusen e fitoi 0-1 me një gol në fund të Palacios.
Mesfushori me origjinë shqiptare i “Aspirinave” që kryesojnë kampionatin, Granit Xhaka është përzgjedhur në formacionin e javës. Paraqitja e tij, siç shihet te 11-shja nga “SofaScore”, është vlerësuar me notën 8.2.
31-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje në kampionat, për këtë sezon. Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso ka mjaft besim te Xhaka dhe këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t’ia shpërblejë në fushën e lojës.
Leverkusen udhëheq kampionatin me 45 pikë. Në 17 ndeshje, ekipi ka fituar 14 prej tyre, ka barazuar 3, ndërsa ende nuk ka humbur. /ZOOM.AL/