zoom

Lajme

WhatsApp me probleme, miliona përdorues të prekur

WhatsApp me probleme, miliona përdorues të prekur

Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar probleme në përdorimin e aplikacionit të mesazheve WhatsApp, veçanërisht në versionin web të platformës, i cili aktualisht po përjeton ndërprerje të papritura.

Shumë prej tyre kanë hasur vështirësi si në hyrjen në llogari, ashtu edhe në dërgimin e mesazheve përmes WhatsApp Web, duke ndikuar si tek përdoruesit personalë, ashtu edhe tek bizneset që e përdorin këtë shërbim për komunikim të përditshëm.

Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të gjerë, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Deri tani, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të shërbimit./ Zoom.al

Postime të lidhura