zoom

Aktualitet

Vrau Fridman Xhaferrajn, ky është gjuajtësi numër 2 i Leart Haxhiut! Ishte prezent në çdo krim

Vrau Fridman Xhaferrajn, ky është gjuajtësi numër 2 i Leart Haxhiut! Ishte prezent në çdo krim

Lulzim Spahija alias Arapi konsiderohet si gjuajtësi numër 2 i Laert Haxhiut, pas të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

28 vjeçari, lindur në Lushnjë, sipas rrëfimit të Artan Tafanit ka qenë pjesëmarrës në katër vrasjet e kryera në Shqipëri nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Ndërsa i riu me dy mbiemra është dyshohet se ka kryer ekzekutimin me plumb në kokë të Fridman Xhaferrajt.

Aktualisht ai ndodhet në qeli në Berat i akuzuar për vrasjen e kushëririt të Leart Haxhisë, me porosi të këtij të fundit, dhe për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Bashkëpuntori ka treguar se Lulzim Arapi është njeriu që ka qëlluar me pistoletë pas koke, Fridman Xhaferajn, teksa dy persona të tjerë e mbanin tek krahët.

Lulzim Spahija alias Arapi

Lulzim Spahija alias Arapi

Gjithashtu edhe vëllai i viktimës, Aleksandër Xhaferraj ka deklaruar se e kishte lënë Fridman në dorë të Lulzim Arapit.

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”-  ka dëshmuar Aleksandër Xhaferaj.

Emri i Lulzim Arapit del edhe në vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë, Alban Semakut në Peqin dhe Albi Bashaliut, në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Gjithashtu, sipas Artan Tafanit, 28-vjeçari është përshirë dhe në atentatin e dështuar ndaj Kujtim Metës, si edhe në tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Gurra.

Postime të lidhura