zoom

Aktualitet

Vrasjet në Gjilan/ Viktimat babai, djali dhe dhëndri. Çfarë dihet për autorët

Vrasjet në Gjilan/ Viktimat babai, djali dhe dhëndri. Çfarë dihet për autorët

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Gjilanit, kur një përplasje me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova” përfundoi me tre të vrarë dhe dy të plagosur.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:32, në rrugë pranë një bar-kafeje duke shkaktuar panik te qytetarët dhe duke mobilizuar forcat e shumta të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat me profesion argjendar janë babai dhe i biri, ndërsa personi i tretë që ndërroi jetë në spital është dhëndër i familjes, duke çuar numrin e viktimave në tre.

Burime nga hetimi dyshojnë se ngjarja lidhet me çështje fajdesh.

Policia e Kosovës ka identifikuar si të dyshuar kryesor Mefail Shkodrën dhe ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Të tre janë ende në arrati, ndërsa autoritetet kanë publikuar fotografitë e tyre, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tyre.

Autori kryesor, Mefail Shkodra është person me precedent të theksuar penal dhe i njohur për përfshirje në disa ngjarje të mëparshme kriminale. Zoom.al/

Postime të lidhura