Aplikacion
Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së trefishtë të ndodhur mesditën e sotme në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pas të shtënave me armë në rrugën “Ibrahim Rugova”.
I dyshuari është Mefail Shkodra, banues në Gjilan. Policia, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka publikuar fotografinë e tij dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat për ta lokalizuar dhe arrestuar.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë deklaruar se është herët për të folur mbi motivin ndërsa Shkodra është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të kaluar, ai u arrestua bashkë me të birin.Zoom.al/