zoom

Aktualitet

“Vrasjen e kisha paramenduar”! Flet Floriani, 17-vjeçari që vrau për të marrë gjak

Florian Përvathi, 17-vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri në oborrin e banesës Lekë Lekgjonajn ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Ai ka treguar se krimin e kishte planifikuar prej kohësh dhe se armën kishte një vit që e kishte marrë.

“Vrasjen e kisha paramenduar, armën e mora që para një viti,” tha ai.

I riu jetim qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lekgjonaj, pasi 13 vite më parë, vëllai i këtij të fundit i vrau të atin, kur Floriani ishte vetëm 4 vjeç.

Ndërsa e ëma, nga dhimbja për të shoqin, piu helm duke i dhënë kështu fund jetës.