zoom

Aktualitet

Të atin ia vranë, nëna u vetëhelmua/ Historia e Florianit që vrau sot në Lezhë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja që ndodhi këtë mesditë në Lezhë. 17-vjeçari Florian Përvathi mori pistoletën dhe i shkoi në derë të shtëpisë 65-vjeçarit Lekë Lekgjonaj duke e qëlluar për vdekje.

E gjitha ndodhi për hakmarrje, pasi 13 vite më parë i vëllai i Lekgjonajt i vrau Florianit babain para syve të tij, të quajtur Gjon Përvathi.

Tmerri që pa me sy kur ishte vetëm 5 vjeç, me sa duket nuk i iku nga kujtesa Floranit, që hakun e tij e mori pas kaq shumë vitesh.

Por drama në jetën e të riut nuk përfundoi me kaq. Nëna e Florianit vrau veten, duke pirë helm.

Florian Përvathi, tashmë 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij.